zoom

Politikë

Qeveria gati listën me ambasadorët e rinj, nga analistë tek ish-deputetë, dalin emrat

Qeveria Rama do të zëvendësojë shumë shpejt ambasadorët që kanë përfunduar mandatin e tyre ose kanë dalë në pension.

Televizioni Top Channel raporton se gjatë kësaj jave do të mbërrijë lista me propozimet e grupit të parë në presidencë, por zyrtarisht ende nuk ka emra. Nga burime të tjera po.

TCH shkruan se nga një prej deputetëve anëtarë i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve ka treguar se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të

Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë, raporton TCH.

Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon presidentit.

Pas miratimit nga presidenti të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj.