zoom

Aktualitet

Qeveria fshehu për 5 ditë vdekjen nga ethet e Nilit. Berisha denoncon skandalin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ministrinë e Shëndetësisë se ka mbajtur të fshehur për 5 ditë vdekjen nga ‘ethet e Nilit’, në një akt të papërgjegjshëm dhe me pasoja të rënda.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se sipas denoncimit të qytetarit dixhital, që ditën e enjte është zbuluar një vatër infeksioni diku në Savër të Lushnjes.

“Të enjten është zbuluar një vatër infeksioni diku në Savër, i mushkonjës që shkakton ethet e Nilit, sëmundje vdekjeprurëse që prek trurin. Pati edhe një viktimë nga Lushnja tashmë, të enjten ka vdekur babai i një Denis Arapi që punon tek kolaudimi i mjeteve natën vonē, në Savër, rrethina e Lushnjes, por kështu nuk e kanë publikuar si problem gjerë sot”, shkruan qytetari.

Postimi i plotë:

Mbajnë të fshehur për 5 ditë vdekjen nga “ethet e Nilit”.

Akt i papërgjegjshëm dhe me pasoja të rënda!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mirmbre Doktor!Sot ministria e Shendetesise njoftoj per pranine e virusit te edhevete Nilit ne Shqiperi. Po ju njoftoj se e kane mbajtur fsheht prej disa ditesh. Masi te enjten eshte zbuluar një vatër infeksioni diku në Savër, i mushkonjes që shkakton ethet e Nilit, sëmundje vdekjeprurëse që prek trurin. Pati edhe një viktimê nga Lushnja tashmë, te enjten ka vdekur babai i një Denis Arapi që punon tek kolaudimi i mjeteve.natën vonē, në Savër, rrethina e Lushnje, por kështu nuk e kanē publikuar si problem gjer sot.

Duke shprehur ngushellime familjeve te viktimave denoj me forcen me te madhe fshehjen disa ditore te parnise se etheve te Nilit ne vend dhe rasteve te infektimit dhe vedkjeve nga ky infeksion i rende.