Aplikacion
Ekzekutivi ka marrë vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosbindje do të jenë rigoroze. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë librin e ngushëllimeve brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur.”- thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në seancën e Qeverisë u mor vendimi që detyron Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë dhe menjëherë të njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores.
“Qeveria ka miratuar një vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare. Njëkohësisht, qeveria informon opinionin se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit, po mblidhen provat materiale dhe se të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike dhe që me vetëdije kanë kontribuar në rrezikimin e jetëve njerëzore do të sillen para organeve të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, në këtë ngjarje tragjike nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pariparueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha objektet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe trishtuese për mbarë popullin maqedonas, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur”, thuhet në komunikatën e qeverisë.”- thuhet më tej.
“Do ta shtyp me makinë”/ Dalin postimet, çfarë shkruante Rozana Radi për Nedën kur ishte brenda BB4