zoom

Slider

Qeveria angleze: Kush do të blejë Chelsean të na kontaktojë ne!

“Kushdo që shfaq interesin për të blerë të drejtat e pronësisë së Chelseat, duhet të na kontaktojë ne dhe të bëjnë propozimin sipas vlerës”. Ky është vendimi i qeverisë angleze, pasi sanksionoi zyrtarisht Roman Abramovich duke i ngrirë të gjitha aksionet në Angli dhe mbajti pezull shitjen e menjëhershme të klubit nga Londra.

Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohej, shpjegon ministri i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.

“Megjithatë, nëse del një blerës, do të ishte e mundur që ai blerës apo klub futbolli të shkojë në qeveri dhe të kërkojë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.

/zoom.al