zoom

Bota

Qeveria amerikane fsheh 24 video UFO-sh që nga viti 2019 që nuk janë zbuluar kurrë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka të paktën 24 video me UFO, të cilat nuk janë zbuluar kurrë. Sipas mediave, ato janë filmuar në një hark kohor që nga mesi i vitit 2019.

Pentagoni refuzon të zbulojë materiale, që sipas të cilit, janë sensitive. “Marina konfirmon se 24 video lidhen me 19 raporte për UFO. Çdo 6 muaj Pentagoni ka marrë video të ndryshme.

Kanë ardhur rreth 100 video, po shumica e tyre janë skualifikuar për arsye se nuk janë gjetur prova mjaftueshme për praninë e UFO-ve,” thanë zyrtarët.