zoom

Aktualitet

Qëndroi 5 ditë në intubim, vdes i moshuari që u dhunua me grushte

Ka ndërruar jetë në spital, 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua nga një bashkëfshatar i tij.

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj goditi me grushte në kokë 80-vjeçarin, si edhe dhunoi bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

Namik Rustemi qëndroi për 5 ditë në itubim në spitalin e Fierit, por nuk arriti që të mbijetojë.

Sherri nisi në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi viktimës, pasi ky i fundit refuzoi ti jepte birra autorit.

Ilir Nukaj e ka goditur me grushta në pjesën e kokës 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Bashkëshortja e viktimës pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Njoftimi i policisë:

Ka vdekur 80 vjecari i cili disa dite me pare eshte dhunuar fizikisht sebashku me bashkshorten e tij ,nderkohe kapet dhe vihet në pranga autori. Ngjarja ka ndodhur ne Povelce te Fierit

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier,

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R,
shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkshortja e tij pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Per kete ngjarje materialet procedurale i jane referuar Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat