Aplikacion
I riu rezulton me një të shkuar kriminale dhe dyshohet se ai u vra për hakmarrje. Autorët i kishin bërë pritë, ndërsa rreth 1 km larg vendit të ngjarjes u gjet makina e djegur e përdorur prej tyre.
Akuza për tentativë vrasjeje
Në vitin 2023, Kristian Marku u akuzua si një nga autorët që qëlloi me armë zjarri ndaj Sajmir Reçit në Rrëshen të Mirditës, në mars.
Një ditë pas ngjarjes, policia prangosi Martin Bardhin, ndërsa shpalli në kërkim djalin dhe nipin e tij, Erind Videl alias Erind Bardhi dhe Kristian Marku alias Kristi Bardhi.
Armë pa leje
Pak muaj më vonë, në shtator, Policia e Kurbinit prangosi Kristian Markun gjatë një operacioni policor të koduar “Tentativa”.
Ai po lëvizte me automjet dhe me vete kishte edhe armë zjarri, pa leje. Në afërsi të fshatit Shëmri, sapo pa policët, Marku hodhi nga dritarja e automjetit pistoletën me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.
Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.