zoom

Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri 54-vjeçari në Lezhë, si është gjendja e tij (Emri)

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Raportohet se një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

I plagosuri është identifikuar si Agron Puka dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrile dhe sipas policisë 54 vjeçari po lëvizte me automjet kur e qëlluan.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.