Aplikacion
“Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Filip dhe unë kemi ruajtur gjithmonë për kohën tonë këtu. Shpesh thuhet se janë njerëzit që bëjnë një vend dhe kjo është mëse e vërtetë si në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit”, u shpreh Mbretëresha.
Kujtomë se njëra prej Gjykatave të Larta Britanike ka vendosur më herët që vullneti i Dukës së Edinburgut, i shprehur në testamentin e tij do të mbetet sekret për të paktën 90 vjet dhe arsyeja e kësaj lidhet me Mbretëreshën.
Ky vendim vjen për të mbrojtur “dinjitetin dhe pozitën” e Mbretëreshës Elizabeth.
Sipas BBC, ka qenë konventa për më shumë se një shekull që pas vdekjes së një anëtari të lartë të Familjes Mbretërore, gjykatave u kërkohet të vulosin testamentet e tyre.
Do të thotë që, ndryshe nga shumica e testamenteve të dhëna me kusht, ai nuk do të jetë i hapur për inspektim publik. Do të ketë një proces privat pas 90 vjetësh për të vendosur nëse mund të mos vuloset.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për që shpëtuar nga plumbat