zoom

Aktualitet

Që kur ka vepruar mafia shqiptare në Ekuador? Si e krijon rrjetin dhe transportin e drogës

Janë tre grupe të mëdha të trafikut të drogës që operojnë në Ekuador: karteli Sinaloa, karteli Jalisco Nueva Generación dhe mafia ballkanike. Ky i fundit operon në Evropën Lindore.

Aktualisht, ky grup transnacional zotëron pjesën më të madhe të trafikut të paligjshëm të drogës në planet me 40%, të ndarë midis trafikut të heroinës nga Azia Qendrore dhe trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut.

Ky raport i policisë tregon se grupet e krimit të organizuar nga Ballkani operojnë në Ekuador prej më shumë se 12 vitesh.

Në vitin 2009, u arrestua një shtetas malazez, i cili çoi në prova se këto lloj organizatash me bazë familjare kanë zgjeruar ndikimin e tyre duke përfshirë shtetas ekuadorianë, shqiptarë dhe kosovarë në rrjetet e tyre të trafikut të drogës.

Organizatat ballkanike janë të specializuara në trafiikun e drogës duke përdorur kontejnerë për transport përmes porteve detare.

Sipas njoftimeve të policisë, në vitin 2014 kjo organizatë ka pësuar një goditje me ekzekutimin e operacionit të quajtur “Ballkani”, ku u arrestuan 11 shtetas, mes të cilëve Lulëzim Murataj i njohur edhe si Dritan Rexhepi, i gjurmuar nga Europol.

Mafia shqiptare mendohet se e krijon rrjetin e saj me emigracionin e shtetasve ballkanas me kombësi të ndryshme, të cilët më pas kërkojnë të adoptojnë kombësinë ekuadoriane për të koordinuar dërgesat e mëdha të drogës në kontinentin europian.

Sipas hetimeve, mafia ballkanike ka diversifikuar operacionet e saj drejt pastrimit të parave nëpërmjet blerjes dhe shitjes së kompanive të eksportit, marrjes së vizave të qëndrimit apo investitorëve.

Besohet se vitet e fundit organizatat ballkanike janë fokusuar në blerjen e kompanive me renditje të shkëlqyera të eksporteve për t’u përdorur në dërgesat e drogës.

Me dhunën dhe mosmarrëveshjet, vlerësohet se organizatat ballkanike kanë diversifikuar edhe aleancat e tyre strategjike me grupet lokale.