zoom

Bota

Putin urdhër të prerë rusëve: Bëni më shumë fëmijë, edhe gjatë orarit të punës

Presidenti rus Vladimir Putin, ka lëshuar një urdhër të pazakontë.

Ai iu kërkon rusëve të bëjnë më shumë fëmijë, nëse është nevoja edhe gjatë orëve të pushimjt në punë për shkak të numrit në ulje të popullsisë.

Më shumë se një milionë shtetas rusë, pjesa më e madhe e të cilëbe të rinj, janë larguar nga vendi në tre vitet e fundit, kur Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës.

“Ruajtja e popullit rus është prioriteti ynë më i lartë kombëtar. Fati i Rusisë… varet nga sa prej nesh do të jemi. Është një çështje me rëndësi kombëtare”.- ka thënë Putin në një deklaratë.

Gjithashtu ministri rus i shëndetësisë Yevgeny Shestopalov ka thënë se shprehja “jam shumë i zënë me punë” nuk është veçse një justifikim i rremë për të mos bërë fëmijë.

Kërkesa e fundit është një nga shumë të tjera që Kremlini ka bërë për të inkurajuar njerëzit të lindin më shum fëmijë.