zoom

Bota

Putin shfaqet në uniformë ushtarake: Ushtarët e kapur ukrainas do të trajtohen si terrorist

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Kurskun për herë të parë që kur Ukraina nisi kundërofensivën e saj në gusht në këtë rajon.

Duke vizituar një qendër kontrolli të përdorur nga trupat ruse, Putin dëgjoi një raport nga Valery Gerasimov, kreu i shtabit të përgjithshëm rus, i cili tha se trupat ukrainase tashmë ishin të rrethuara.

Putin tha se çdo ushtar ukrainas i kapur do të trajtohej si “terrorist”.

Nga ana tjetër Komandanti i lartë i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrsky tha se trupat e tij do të vazhdojnë të luftojnë në Kursk “për aq kohë sa është e përshtatshme dhe e nevojshme”.

Komentet e Putinit sugjerojnë se ushtarët e kapur mund të përballen me gjyqe në gjykatat ruse dhe të burgosen për dekada.

Postime të lidhura