Aplikacion
Paraprakisht në një takim me gazetarët, Putin tha se vendet e BRICS nuk e vendosin veten në kundërshtim me askënd dhe se punojnë së bashku duke respektuar intereasat e njëri tjetrit.
Ai tha gjithashtu se rrjedha e ndikimit në botë tashmë ka ndryshuar dhe ky është një fakt.
Mesazhi kryesor që pritet nga putin dhe udhëheqësi më i fuqishëm i BRIC, Xi jinping do të jetë se është pikërisht perëndimi me në krye shbatë ai që po izolohet dhe po sfidon veten me sanksionet dhe aleancat e tij.
Por pavarësisht retorikës gjithëpërfshirëse të Rusisë, liderët që takohen në qytetin rus Kazan kanë një gamë të gjerë pikëpamjesh dhe që kufizojnë aftësinë e tyre për të dërguar një mesazh të unifikuar, veçanërisht atë që Putin dëshiron.
I pyetur për luftën në Ukrainë, Putin është shprehur se nuk do të shqyrtojë asnjë mundësi që përfshin lëshimin e territorit të katër rajoneve ukrainas që Rusia pushtoi në nisje të luftës.
Burime të tjera diplomatike kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë zhvillim domethënës sa i takon armëpushimit, deri pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA.
Grupi BRICS përbën 45% të popullsisë së botës dhe 35% të ekonomisë së saj, bazuar në barazinë e fuqisë blerëse, megjithëse Kina përbën mbi gjysmën e fuqisë së saj ekonomike.
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh