Aplikacion
Megjithatë, shefi i Kremlinit pranoi se sulmi po i shkakton vendit kosto njerëzore.
Vladimir Putin:Çdo humbje nga radhët e ushtarëve dhe oficerëve tanëështë një pikëllim më vete për të gjithë ne…
Putin renditi arsyet pse e urdhëroi sulmin e 24 Shkurtit në Ukrainë.
Vladimir Putin:Rusia ndërhyri duke i paraprirë një sulmi nga perëndimi. Blloku i NATO-s nisi të aktivizojë ushtrinë në territoret ngjitur me ne. Kievi njoftoi marrjen e armëve bërthamore. Ky ishte një kërcënim sistematik, absolutisht i papranueshëm për ne.
Por pavarësisht se Putin mohoi se do t’i shpallte luftë në këtë ditë fqinjit jugor, zyrtarët në Kiev i bënë thirrje popullit të mos dalin nga vendstrehimet, ndërsa sistemi i paralajmërimit është në gatishmëri. Putinin nuk e besojnë më, pasi deri në orët e fundit para nisjes së sulmit e mohoi këtë mundësi. Sakaq edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u shfaq sheshin qëndror të Kievit të boshatisur, ku shprehu bindjen për fitoren e kësaj beteje kundër rusëve./Zoom.al
1.4miliardë € projekti në Sazan/ Jared Kushner merr statusin e investitorit strategjik