zoom

Politikë

Puthje e përqafime me Georgia Melonin, Rama: E admiroj, kur flet ajo…

Gjestet në publik gjatë Samitit të BE-së në Moldavi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Georgia Meloni tërhoqën jo pak vëmendje dhe u komentuan në rrjet.

Rama u shfaq shumë i dashur dhe i afërt me Melonin, teksa puthej dhe përqafohej me të.

Së fundi, ai është pyetur për këtë episode nga “La Stampa” gjatë një interviste.

Rama rrëfeu për admirimin që ka për Melonin.

“Unë e admiroj Georgia Melonin. Ajo është motra e vogël e Shqipërisë dhe unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin si të tillë në Tiranë, ku jemi përqafuar dhe kemi folur me njëri-tjetrin. Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.