zoom

Aktualitet

Pushuesi nga Kosova rrihet brutalisht në prani të gruas shtatzënë në resortin ‘Rafaelo’ në Shëngjin

Një pushues nga Kosova është rrahur brutalisht në resortin “Rafaelo” në Shëngjin.

Ende nuk dihet arsyet e këtij sherri të rëndë, por mësohet se qytetari nga Kosova I cili ishte akomoduar në këtë resort është rrahur nga kamarierët në sy të gruas së tij e cila ishte shtatzënë.

Lajmi është publikuar edhe në mediat nē kosove, të cilat kanë kontaktuar edhe me hotelin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Nga hoteli ka thënë se ka qenë një përleshje ndërmjet klientëve dhe se nuk janë të përfshire kamerierët.

“Kishte ndodhur një debat ne mes klientëve dhe ka përfunduar me përleshje, askush nuk është rrahur nga kamerierët tanë’, kanë thënë nga hotel Rafaelo. /Zoom.al/

Postime të lidhura