zoom

Politikë

“Pusho ti more derrkuc”! Tjetër debat që ndodhi sot në Kuvend

Kodi i sjelljes dhe gjuha denigruese, kryesisht ndaj grave ka sjellë replika të forta mes socialistëve dhe demokratëvë në Kuvend.

Ishte fillimisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, e cila iu drejtua deputeteve të Partisë Demokratike se kur Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar si “haremi i Ramës” dhe kryedemokrati Basha “kukulla të krimit”, ato nuk kanë reaguar.

Kjo bëri që deputetja Grida Duma të kërkojë reagimin e deputetit Gjekmarkaj, të cilit i kërkoi të kërkojë ndjesë ndaj deputetëve të PS.

Por gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj u shpreh se nuk bëhej fjalë për harem në aspektin erotik, duke mos kërkuar ndjesë.

Pas fjalës së Gjekmarkajt foli sërish ministrja Balluku, e cila tha se do ta pranonte metaforën e Gjekmarkajt, nëse do ta pranonte këtë standard edhe në shtëpinë e tij.

Pjesë nga debate:

Grida Duma: Unë e kam nderin ti kërkoj kolegut tim të kërkojë falje për fjalën harem. Nëse e ka thënë jashtë metaforës

Gjekmarkaj: E kam patur politikisht. Shfaqet tek Iliada dhe Odiseja. Jo në kuptimin e haremit të afrimitetit seksual. Pusho mor ti, derrkuc (I drejtohet një deputeti të PS).

Nikolla: Sërish nuk kërkuat ndjesë, kjo është e trishtë

Balluku: Ju vetëm vërtetoni atë që thashë për ju.Pavarësisht se kolegia iu kërkoi të kërkoni falje, sot po thoni se është gjë normale. Edhe ju do ta keni një grua në familje. Nuk e di nëse për ju është normal eta quani harem. Atëherë ne do ta pranojmë me kënaqësi këtë gjë.