Aplikacion
Ajo, sipas rrëfimeve të të afërmve të saj, ishte e detyruar të punonte orar pa orar për të siguruar jetesën për veten dhe dy fëmijët e saj.
Lubiana shpesh punonte edhe si pastruese.
Një mikesha e saj tregoi për median greke “Newsbomb.gr” se natën që ndodhi tragjedia, si rrallë herë, Lubianës i ishte kërkuar të shkonte në punë aq vonë.
“Të premten në orën 21:00 e kanë thirrur për të shkuar në punë. Lubiana nuk shkonte kurrë natën në kasap, e pastronte dyqanin në mesditë, ishte hera e parë që e merrnin kaq vonë. Zakonisht shkonte me vajzën e saj në punë. Dje teksa Lubiana po pastronte në kuzhinë, vajza e saj ndodhej në një zonë tjetër të dyqanit, dëgjoi britma, vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë situatë”, tha ajo.
Mikesha shtoi se fëmijët, janë në gjendje shoku dhe se mbështetje psikologjike të menjëhershme kërkon veçanërisht vajza e saj që pa nga afër ngjarjen.
“Lubiana punonte së bashku me vajzën e saj nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën. Vajza e saj, e cila është 18 vjeçe, është dërguar në spitalin e Mesolongjit në gjendje shoku”, zbuloi më tej mikesha e familjes.
Postimi i fundit në rrjetet sociale
Lubiana pak orë para se të vdiste kishte bërë një postim në gjuhën shqipe në llogarinë e saj personale në Facebook, ku shkruante: “Është e vështirë të presësh diçka, e cila mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.
50-vjeçarja tentoi të pastronte makinën e mishit kur humbi jetën, pasi flokët iu ngatërruan me makinerinë. Për nxjerrjen e saj nga makineria janë dashur disa orë.
Sipas informacioneve të Newsbomb.gr, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në fabrikën e mishin shkonte vetëm katër ditë në javë.
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme