Aplikacion
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për një tenik tjetër të dyshuar.
Arrestimi është kryer nga policia për shkak të ngjarjes së regjistruar përpara pak ditësh në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku nga pallati në ndërtim ra një 53-vjeçar, i cili për pasojë ndërroj jetë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dosja po hetohet në vijim nga Prokuroria e Tiranës, teksa dyshohet për mungesën e kushteve të sigurisë në punë. /ZOOM.AL/
Porti i Durrësit, PD propozon komision parlamentar: SPAK të verifikojë hetimet e mediave gjermane