Aplikacion
Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Europian, janë publikuar plazhet turistike që do të tkurren më së shumti deri në vitin 2100 dhe mes tyre është edhe plazhi ‘Pulëbardhat’ në Ksamil ku sipas përllogarive, pritet që të tkurret me 98.2 metra. Plazhi ‘Pulëbardha’ është një nga 15 plazhet që do të kenë tkurrjen më të madhe në Europë.
Plazhi MacKenzie në Qipro është plazhi turistik europian që mund të jetë më i prekuri. Sipas studimit, ky plazh ka filluar të tkurret që në 2013 ku ka humbur 1 metër në vit dhe deri në 2100 pritet që të tkurret me 660.9 metra.
Në vend të dytë në Europë është plazhi “La Cinta” në Itali me një tkurrje për 514.2 metra deri në 2100. Ky plazh në renditjen botërore renditet në vendin e tretë.
Renditja bazohet në hulumtimin që përdori të dhënat e publikuara nga Komisioni Europian për të identifikuar plazhet turistike që mund të goditen më keq nga rritja e nivelit të detit dhe erozioni deri në vitin 2100.
Ndërsa plazhi Landmark i Nigerisë është në vend të parë në renditjen globale ku parashikohet të zvogëlohet me 918 metra.