zoom

Lajme

Pse vdiq 1-vjeçarja në Greqi? Ekspertiza zbulon gjithçka: Ndërroi jetë për shkak të…

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e një vajze 1-vjeçare në ishullin Kos në Greqi.

Fillimisht nga mediat vendase u raportua se 1-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të abuzimit seksual dhe dhunës së ushtruar nga prindërit.

Në trupin e saj, sipas mediave, u vunë re shenja të abuzimit dhe mavijosje.

Por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se nuk bëhet fjalë për abuzim seksual, por për mbytje.

“Pak minuta pasi mbërriti në urgjencë , foshnja iu dorëzua mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të ishullit Kos, të cilët konstatuan praninë e ushqimit të patretur në sistemin e saj të frymëmarrjes, çka ka sjellë edhe vdekjen e saj si pasojë e mungesës së fluksit të oksigjenit”, raportojnë mediat fqinje.

Lidhur me dyshimet se 1-vjeçarja është abuzuar seksualisht, ekspertiza përcaktoi se unaza e saj anale ishte e lirshme natyralisht.

Pasi 1-vjeçarja ndërroi jetë, autoritetet arrestuan prindërit e saj.