Aplikacion
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha se është një ngjarje e rëndë dhe se hetimi lidhur me këtë çështje duhet të ishte më i shpejtë, madje shtoi se tashmë pas kaq shumë muajsh duhet të kishte edhe arrestime.
“Laptopi i Xhoit duhet patjetër të këqyret. Hetimi duhet të ishte më i shpejtë. Në gjithë këtë periudhë që në momentin që ka dhënë dëshminë e parë, Emili duhet të kishte të dhëna të mjaftueshme për të pasur të paktën një procedurë ndaj saj. Më bën të dyshoj se fakti që një person që ishte deri në atë gjendje, përse duhet të shkonte deri në Kenia? Pra është një punonjës që ka paguar taksa”, tha eksperti i Sigurisë.