zoom

Politikë

Pse s’u ngritën? Rama reagon për satelitët: Kur vonesat s’janë në dorën time…

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sot në një postimi në Twitter, për premtimin “zyrtarisht” të pambajtur, se do të dërgonte në orbitë dy satelitë shqiptarë.

Një premtim që e njoftoi vetë në tetor të vitit 2021, ku theksoi së në mars të 2022-shit, sateliti i quajtur “Albania 1” do të nisej në orbitë.

Por tashmë një muaj pas kalimit të afatit, Rama thotë se vonesa nuk ka ardhur prej tij.

Postimi i plotë:

Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!

Kujtojmë se ditë më parë, më 31 mars, Zoom.al trajtoi pikërisht çështjen në fjalë, duke vënë në vëmendje mosrealizimin e premtimit, brenda afatit të dhënë. Lexoni më poshtë artikullin:

 

Postime të lidhura