zoom

Lajme

Pse nuk duhet të konsumojmë kurrë ushqim në makinë? Cili është rreziku?

“Mukbang”, një fenomen që ka lindur në Korenë e Jugut dhe ka fituar popullaritet global, përfshin regjistrimin e vetes duke ngrënë, shpesh në makinë ose në video-live në rrjetet sociale.

Ky trend është bërë gjithnjë e më i njohur kohët e fundit, ku njerëzit shpesh filmojnë veten gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

Megjithatë, ekspertët kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimet negative që ky fenomen mund të ketë, jo vetëm për shëndetin ushqimor, por edhe për higjienën e mjedisit.

Dr. Gareth Nye, profesor i shkencave mjekësore, ka paralajmëruar për rrezikun e ngrënies në makinë, duke e konsideruar këtë një praktikë që mund të shpërndajë ushqimin nëpër hapësira të ndryshme të automjetit. Kjo mund të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e mikroorganizmave dhe baktereve, për shkak të thërrimeve të ushqimit, kontakteve të shumta me duar dhe mundësisë së pikave të pështymës që bien gjatë ngrënies.

Një studim i bërë nga Dr. Nye ka zbuluar se në një makinë ku ishte konsumuar ushqim, ishin identifikuar deri në 1500 lloje të ndryshme bakteresh.

Po ashtu, ngrënia në makinë shpesh lidhet me ushqime të parapërgatitura, të cilat janë më pak të shëndetshme dhe konsumohen nën presion, duke i penguar individët që t’i përtypin mirë.

Kjo mund të ndikojë negativisht në procesin e tretjes, duke shkaktuar probleme të tilla si urthi dhe refluksi gastroezofageal, për shkak të ngadalësimit të tretjes dhe konsumit të ushqimit me nxitim.