zoom

Të gjitha

“Pse nuk bën ndërhyrje te të pasmet?”/ Armina i përgjigjet ndjekëses

Armina Mevlanit i kanë vënë shpesh në dukje faktin se ajo ka një ngjashmëri të madhe me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ajo ka treguar se edhe jashtë shtetit i kanë pohuar të njëjtën gjë, por sipas njërit prej ndjekësve të saj duhet të ndryshojë dhe diçka të vogël në trup që të duket fiks si Georgina.

Gjatë një interviste virtuale, dikush i ka sugjeruar Arminës që të kriyej një ndërhyrje në të pasme që të duket si Rodriguez.

“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar dikush Arminës.

Dhe përgjigja e saj ishte kjo:

“1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë ‘must’

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam
3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet
4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”

Armina Mevlani është pyetur shpesh për ndërhyrjet estetike dhe nëse ka kryer ndonjë të tillë dhe me qindra herë ajo e ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje në trup apo dhe në fytyrë.

Nga ana tjetër këto kohë, blogerja e njohur është përfolur shumë për jetën e saj private. Para disa javësh u aludua se ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies me Shkëlzen Berishën, sepse ky i fundit nuk u duk në rrjete sociale në festën e ditëlindjes së Arminës.

Mirëpo me fotot që publikoi më nga ditëlindja e saj, Armina vërtetoi se Shkëlzeni ishte i pranishëm në ditën e saj më të rëndësishme dhe se të dy vazhdojnë të jenë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.