zoom

Aktualitet

Pse Meta sulmon SPAK-un? Gazetari zbardh detaje nga dosja: Po hetohet si Ahmetaj, ka të dhëna që…

Gazetari Flamur Vezaj analizoi gjuhën e përdorur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK-ut gjatë ditëve të fundit.

Gjatë një bisede në “Top Story”, Vezaj deklaroi se kjo sjellje agresive e Metës vjen pas një viti heshtjeje, gjatë të cilit, sipas tij, ish-presidenti tentoi të bënte marrëveshje.

Flamur Vezaj shpjegoi se SPAK po e heton Ilir Metën njësoj siç bëri me Arben Ahmetajn, duke ndjekur pasurinë e tij.

Sipas gazetarit, autoritetet amerikane kanë të dhëna për pagesa të kryera nga LSI në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar.

“Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet në Facebook.

Duke qenë se për një vit nuk reagoi, priti të bënte një marrëveshje të caktuar… Duke qenë se nuk u gjet, ka nisur të drejtohet me… ka gjetur këtë gjuhë.

Për hetimin, po përdoret modeli i zotit Ahmetaj, i është hyrë pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet.

Nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019, nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po… I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve.

Tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 ka paguar 267 mijë dollarë dhe në 2017, 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ”, tha Flamur Vezaj.