Aplikacion
Duke iu referuar refuzimit të Malit të Zi, Rama rrëfeu nga Beogradi bisedën që ka bërë me kryeministrin malazez. Sipas kryeministrit shqiptar, arsyeja pse Mali i Zi nuk i është bashkuar Ballkanit të Hapur është fakti që vitin e ardhshëm presin të integrohen në Bashkimin Evropian.
“Për Malin e Zi, ata presin të futen në BE vitin tjetër. Këtë gjë ma ka thënë Kryeministri dhe unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë Kryeministrit të Malit të Zi, vitin tjetër juve prisni që të futeni në BE dhe po u futët ne do t’ju kemi një avokat më shumë që ta mbroni Ballkanin e Hapur si anëtar të BE. Të shohim a do futen në BE vitin tjetër apo jo, unë i uroj vërtetë që ta fusi në BE Malin e Zi në Këshillin Europian të Qershorit.
Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusi në BE jam i bindur që ai do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi më mbrapa. Nëse ai nuk futet në BE, ne i kemi thënë hajde futu këtu tani sepse BE nuk e detyrojmë ne se kur na fut brenda.
Por ama ne i kemi borxh njerëzve që të krijojmë këtu hapësirën europiane për të gjitha liritë dhe pastaj kur të vijë puna të futemi në BE futemi edhe me këtë kulturë bashkëjetese që është kultura e BE. Pra kjo është edhe një shkollë për integrimin europian. Kështu që ai ishte shumë i lumtur që të na bashkohej për zjarret, ne jemi shumë të kënaqur që zjarret i luftojmë bashkë me Malin e Zi. Pastaj kur të mbarojë viti 2022 do ta ftojmë në samitin e Dhjetorit të 2022, ose të na tregojë si u fut kaq shpejt në BE ose të bashkohet në Ballkanin e Hapur”, tha Kryeministri Edi Rama.
Rovena Stefës i bëjnë “magji” në BBV? Çfarë gjeti këngëtarja në krevatin e saj, reagimi i banorëve