zoom

Lajme

PS-PD bien dakord për ndryshimet në kodin zgjedhor, ja çfarë parashikohet

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për disa ndryshime në kodin zgjedhor, që priten të miratohen në Kuvend.

Ndryshimet në kod janë për pagesën e zarfit, që do ta bëjë KQZ dhe jo votuesi, si dhe për afatet e dorëzimit të listave që t’i japë më shumë kohë KQZ për të bërë gati fletën e votimit.

“Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së nëpërmjet shërbimit postar. Shpenzimet për dërgimin e fletës së votimi dhe çdo materiali tjetër zgjedhor dhe informativ nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek votuesit nga jashtë, paguhen nga KQZ”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu në njoftimin e Kuvendit thuhet se fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara nga KQZ numërohen dhe vlerësohen në vendin e numërimit të votave nga jashtë të caktuar nga KQZ.

Postime të lidhura