zoom

Politikë

PS nuk e fal Nallbatin për grushtin ndaj Sinës, e kallëzon penalisht!

Mazhoranca nuk fal incidentet e 30 tetorit në Parlament. Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.

Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.

Reagimi i Bledi Çuçit:

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati, për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”. /ZOOM.AL/