zoom

Politikë

PS nis fushatën para kohe, riorganizon partinë. Deri në mars zgjidhen krerët e degëve në rrethe

Partia Socialiste është tashmë në një proces riorganizmi. Në Asamble është miratuar plani i veprimit ku në periudhën 15 shkurt-15 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për drejtuesit e degëve.

Deri më 15 mars do të jenë zgjedhur drejtuesit e degëve, ndërsa më 12 qershor, do të mbahet Kongresi i PS.

Në asamblenë e PS u miratua plani i veprimit që nga periudha 15 shkurt deri në 15 mars do të zhvillohen zgjedhjet brenda PS për drejtuesit e degëve.

Po ashtu do të zgjidhen delegatët për kongresin, që do të mbahet më 12 qershor, që përkon me 33-vjetorin e krijimit të PS-së. /ZOOM.AL/