Aplikacion
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde te dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shtetet e Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, mësohet të ketë thënë kreu i Grupit Socialist, Taulant Balla në mbledhje.
Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetë deputeti Rakipi u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Nga Foltorja e Kuvendit, ai tha se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Akuzat nuk i kurseu as për Lulzim Bashën, të cilin thotë se ka hedhur baltë mbi figurën e babait të tij, pikërisht se nuk mundi të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve. Orlando Rakipi e quajti Bashën, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar në politikë.
Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa i janë bllokuar të gjitha pronat në SHBA. Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet./Zoom.al