Aplikacion
Në mbledhjen e KKIE për të cilën u dakordësua ishin të pranishëm deputetët e opozitës si dhe shoqëria civile, por jo shumica socialiste e cila përbën dhe domosdoshmërinë në kuorumin për të nisur mbledhjen.
Tabaku shkruan në reagimin e saj në rrjetet sociale se domosdoshmëria për luftën kundër korrupsionit duhet ta bëjë bashkë parlamentin në këtë angazhim. Ajo i kujton socialistëve se jo më larg se dy vite më parë kanë ndryshuar ligjin për rolin e kuvendit në këtë proces dhe se duhet të respektojnë vendimmarrjen që kanë marrë në parlament për procesin e integrimit.
“Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit. Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera. Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve.
Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë”, shkruan ajo. /ZOOM.AL/