Aplikacion
Zgjedhjet parlamentare në Sllovaki u fituan muaj më parë nga Partia që ka orientim pro-rus. Partia fituese Smer ka marr për detyrë të udhëheq qeverinë dhe parlamentin sllovak. Por kryetari i ri i parlamentit sllovak, Lubos Blaha ka nisur punën duke bërë disa ndryshime në zyrën e tij të re. Ai hoqi flamurin e Bashkimin Evropian dhe e zëvendësoi një portret të presidentes sllovake, Zuzana Çaputova me një të Che Guevara.
Robert Fico është zgjedhur ditë më parë kryeministër i Sllovakisë, teksa gjatë fushatës zgjedhore është zotuar se do t’i jep fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Partia SMER-SSD fitoi zgjedhjet e 30 shtatorit dhe formoi një koalicion me HLAS të qendrës së majtë dhe partinë nacionaliste SNS. /ZOOM.AL/
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA