zoom

Aktualitet

“Provat e reja kundër Veliajt janë gjetur te telefoni”/ Avokati Gjokutaj flet pas shtyrjes së seancës

Avokati Genc Gjokutaj interpretoi këtë të martë shtyrjen e seancës për Erion Veliajn në Apelin e GJKKO-së dhe provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK kundër tij.

Sipas Gjokutajt, këto prova mund të jenë gjetur në telefonin e Erion Veliajt, i cili është sekuestruar në momentin e arrestimit.

Avokati shpjegoi në “Ora News” se këto prova janë dorëzuar në këtë moment sepse hetuesit kanë pasur nevojë për kohë për zbërthimin e telefonit, nga momenti i prangosjes së Erion Veliajt.

Po ashtu, ai e akuzoi kryebashkiakun se nga qelia po prish provat, duke djegur dokumentet në bashki.

“Thotë se nuk është i rrezikshëm, thotë se nuk prish prova e nuk largohet, por nuk thotë asnjë fjalë për faktin penal dhe për dyshimin e arsyeshëm që është guri i themelit të një mase sigurie dhe derivon pastaj me një kërkesë nga e cila ai pretendon një pafajësi, një pafajësi inekzistente.

Ai konverton në një masë më të butë, që në një farë mënyre aty flitet që ka penalitet.

Tani, se çfarë ka ndodhur, sesa Erion Veliaj mund të prishë provat, janë djegur në tarracën e bashkisë letra edhe janë transportuar akte të tëra që nuk dihet se ku kanë shkuar.

Erion Veliaj, në drejtim të regjimit të burgimit, është një rast i paprecedentë ku ai komunikon 24h/24, sikur të ishte në zyrë ndërkohë që ju mbani mend me raste të tjera ku diskutohej takimi me njerëz të caktuar.

Hetimi ndaj Erion Veliaj nuk ka filluar në momentin e arrestimit. Ka zgjatur në një rrafsh kohor relativisht të gjatë, por, ajo që përbën risi dhe që mendoj se duhet të jetë administruar sot, është telefoni. Telefoni i cili merret vetëm në momentin e arrestimit.

Sepse në Shkallë të Parë, nuk ka kohë të këqyret dhe ekspertohet telefoni.

Mendoj që periudha kohore e ankimimit i ka dhënë kohë ekspertëve të BKH-së për të këqyrur telefonin. Ata mendoj se aty kanë gjetur gjurmë të veprave penale, rrethana e fakte të cilat lidhen me fabulën e kësaj çështje”, tha Gjokutaj.

Postime të lidhura