zoom

Aktualitet

Protestuesit bllokojnë lëvizjen në Unazën e Vogël të Tiranës

Është përshkallëzuar protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë dhe kanë bllokuar Unazën e Vogël të Tiranës në të dyja krahët.

Bëhet me dije se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore në kryeqytet.

Qytetarët u kërkojnë shoferëve që të fikin makinat dhe tu bashkohen protestës për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore të shportës.