zoom

Aktualitet

Protestë në Thumanë-Kashar/ Banorët pëplasen me forcat e policisë

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar.

Qytetarët protestojnë për shkak se rruga e re e hapur vetëm pak kohë më parë nuk është e aksesushme për zonën përreth ndërsa kërkesa kryesore është hapja e një rruge dytësore.

“Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”-është shprehur një protestues.

Protestuesit janë përplasur edhe me forcat e policisë.

Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”.