Aplikacion
Po ndyrshe nga herët e tjera, sot ata e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Protesta është përshkallëzuar teksa disa prej tyre kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet.
“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej tyre.
“Ky njeri është i shëndetshëm mendërisht, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër.
Situata paraqitet e tensionuar pasi policia ka ndërhyrë, ndërsa banorët e tjerë bëjnë thirrje që zonja e cila ka hipur në shtyllën e tensionit të zbresë pasi rrezikon të bierë nga momenti në moment.
Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore.
Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.
E rëndë në Tiranë/ 3 gjimnazistë dhunojnë me grushte e sende të forta bashkëmoshatarin