zoom

Aktualitet

Protestat kundër rritjes së çmimeve, nisin grumbullimit e protestuesve në Tiranë, Pogradec e Berat

Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Protestuesit patën njoftuar se protesta do të kulmojnë sot në Tiranë dhe pritet të fillojnë në orën 11:00, ku ka nisur grumbullimi i qytetarëve.

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit qytetarët kanë nisur grumbnullimet, ku mësohet se në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i protestuesve edhe në Pogradec e Berat.

Ndërkohë që çmimi i naftës në vend është shumë i lartë, kuksianët duket se e kanë gjetur zgjidhjen duke u furnizuar në Kosovë. Ata thonë se kalojnë kufirin dhe mbushin makinat me naftë pasi çmimet në Kosovë, janë më të lira.

Aktualisht çmimi për litër nafte në Kosovë është 1.5 euro, teksa sot në vendin tonë çmimi i naftës është 223 lekë.