zoom

Aktualitet

Protesta për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Reuters: Rrezikohet strehimi i 200 lloje shpendësh

Ndërtimi i aeroportit që pritet të përfundoj më 2024 është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtarë për mbrojtjen e biodiversitetit dhe po ndërtohet vetëm 5 km larg detit.

Protesta e ambientalistëve dhe qytetarëve në Vlorë ditën e djeshme për të kundërshtuar punimet për ndërtimin e një aeroporti të ri kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjensia më e madhe e lajmeve Reuters ka cituar ambientalistët dhe mbrojtësit e mjedisit si dhe kafshëve që, ndërtimi i aeroportit rrezikon strehimin e rreth 2 00 lloje shpendëve, përshirë këtu flamingot dhe pelikanët. Ndërtimi i aeroportit që pritet të përfundoj më 2024 është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtarë për mbrojtjen e biodiversitetit dhe po ndërtohet vetëm 5 km larg detit.

Shkrimi i Plotë:

Ambientalistët protestuan gjatë fundjavës në sheshin e ndërtimit të një aeroporti të ri në jug të Shqipërisë, që synon të nxisë turizmin, por që ata thonë se do të rrezikojë strehimoret për rreth 200 lloje shpendësh, duke përfshirë flamingot dhe pelikanët. Laguna piktoreske Vjose-Narte pranë bregut të detit Adriatik të Shqipërisë është një ndalesë vendimtare për tufat e shpendëve në migrimin e tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës. Qeveria po ndërton aeroportin vetëm 5 kilometra (3 milje) nga bregu i Adriatikut me plazhe të pacenuara me rërë, të cilat kombi i varfër ballkanik shpreson se do të tërheqë më shumë turistë të huaj.

“Për ata që mendojnë se ky aeroport do të sjellë zhvillim, në realitet ky aeroport do të sjellë vetëm shkatërrim,” tha udhërrëfyesi turistik Alben Kola për Reuters të shtunën, ndërsa ai dhe më shumë se 100 ambientalistë dhe ornitologë po mbanin protestën e tyre.

Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria synon t’i bashkohet një ditë, ka thënë se projekti i aeroportit, i nisur në dhjetor 2021 dhe që pritet të përfundojë në fund të vitit 2024, është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit. Komiteti i Konventës së Bernës që punon për mbrojtjen e kafshëve të egra evropiane dhe habitateve natyrore ka thënë se Shqipëria duhet të pezullojë ndërtimin e aeroportit.

“Kjo tregon se kjo pasuri e natyrës nuk na përket vetëm neve, por të gjithë Europës dhe qeveritë e huaja po bëjnë më shumë për ta mbrojtur sesa ne”, tha Joni Vorpsi, nga OJQ-ja Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). që ka vite që lufton për të mbrojtur lagunën.

Në nëntor, një gjykatë shqiptare hodhi poshtë një padi të ngritur nga OJQ-të lokale kundër ndërtimit të aeroportit, por ato planifikojnë të apelojnë. Vorpsi tha se aeroporti, i cili do t’i shërbente qytetit bregdetar jugor të Vlorës, jo vetëm që do të shkatërronte habitatet e shpendëve, por do të rriste rrezikun e përplasjes së avionëve me zogjtë e mëdhenj. Firma zvicerane që udhëheq projektin, Mabetex, ka thënë se shtigjet e ngritjes dhe uljes së avionëve atje nuk do të ndikojnë në rrugët e shpendëve. Ai tha se pista do të jetë 3.5 kilometra nga vendi i shenjtë i shpendëve dhe 5 km larg nga rrugët kryesore të migrimit të shpendëve.