zoom

Aktualitet

Protesta për Jonadën, avokati pyet Ramën: Po sikur ta kishte pësuar Zaho këtë gjë?

Avokati Zace Islami i pranishëm në protestën e dytë që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, ku kërkohet drejtësi për vogëlushen Jonada Avdia, e cila humbi jetën nga goditja e një skafi në Potam, kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama.

Avokati Zaçe u shpreh se ishte i tronditur nga tragjedia e Himarës, ndërsa pyeti Ramën se çfarë do të bënte po t’i kishte ndodhur e njëjta gjë, djalit të tij, Zahos.

Më tej, avokati tha se Rama flet nga “Olimpi” dhe që po sillet si Luigji i XIV.

“Diktakturat nuk njohin dorëheqje, diktaktura nuk njeh demokraci. Rama duhet të japë dorëheqjen, më pas ministrat.  Jo të gjitha gomonet janë për turizmin jo të gjitha gomonet u shërbejnë qytetarëve Rama është me logjikën e Luigjit XIV.

Kulmi i cinizmit, sikur ta kishte pësuar Zaho këtë gjë çfarë do bëje. Ai flet nga Olimpi. Do rrëzohesh Edi Rama. E keqja më e madhe është ky kryeministër. Ka uzurpuar postet qeveritare me spiunë, njerëz të papërgjegjshëm, të pavlerë. Janë mësuar që votat t’i vjedhin, t’i blejnë, të blejnë komisionerë të ndërrojnë kutitë e votimit.”-tha avokati.