zoom

Bota

Protesta në Paris kundër pasaportës shëndetësore

Disa mijëra vetë marshuan kundër lejes shëndetësore në Paris, në një tubim të organizuar nga një eksponent i ekstremit të djathtë.

“Macron, nuk e duam lejen tënde” dhe “Duam liri” ishin parullat që bërtisnin demonstruesit.

Përgjatë marshimit, disa klientë të bareve dhe restoranteve vërshëllyen kundër tyre.

Ndërsa protesta të tilla mbahen çdo të shtunë prej javësh, shumica e qytetarëve francezë i mbështesin rregullat për virusin dhe 73% e tyre kanë marrë një dozë vaksinë dhe 67% janë vaksinuar tërësisht.

“Erdha këtu sot sepse e ndiej që liritë tona po shkelen, ne duhet të jemi të lirë për të vendosur për vaksinën. Nëse do të më duhet të rezistoj duke mos dalë më e duke mos shkuar në restorante derisa leja shëndetësore të hiqet, atëherë do ta bëj”, thotë një qytetar.

Vala e fundit e infektimeve në Francë filloi të tkurret pasi leja shëndetësore hyri në fuqi dhe shtrimet në spitale gjithashtu po bien. /DW