zoom

Aktualitet

Protesta në mbështetje të Veliajt para SPAK/ AMP nis hetimet për policët dhe gardistët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për protestën e mbajtur rreth 2 javë më parë para SPAK nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se AMP po heton për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Idriz Daullja, shefin e Shqiponjave, Ermal Gjoka si dhe dy punonjës të Gardës.

Më 12 shkurt, kur zhvillohej seanca për masën e sigurisë për Erion Veliajn, mbështetës të tij u mblodhën para SPAK për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut.

Ndryshe nga herët e tjera kur ka pasur tubime të ngjashme, këtë herë rreth SPAK nuk kishte punonjës policie për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë organizimit të tubuesve.

Për këtë arsye, SPAK tërhoqi vëmendjen ndaj Policisë së Shtetit dhe kërkoi sqarime pse mungoi prezenca e policisë atë ditë.

Nga ana tjetër, policia shpjegoi se nuk kishte informacion për tubimin, por pasi vu re organizimin, caktoi disa efektivë aty pranë, të gatshëm për çdo rast.

Postime të lidhura