Aplikacion
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita, njoftoi se ka ndaluar deri tani një të dyshuar.
“Në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin: M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “goditjet për shkak të detyrës”, “prishja e qetësisë publike”, “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, teksa pritet edhe dalja për masë në Gjykatë, 48 orë nga momenti i arrestimit. /ZOOM.AL/
Ministri Hoxha sulmon mediat: Konfirmoj me përgjegjësi se s’ka autor të dytë në vrasjen e Martinit