zoom

Aktualitet

Protesta minutë pas minute/ Berisha: Jemi të pamposhtur, mbrojmë interesin kombëtar

Opozita me në krye Partinë Demokratike kanë thirrur ditën e sotme një protestë para kryeministrisë.

17:35

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe së bashku me një grup mbështetësish janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para zyrës së qeverisë.

17:45

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e para që u ngjit në podiumin e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Garo tha se qytetarët nuk pranojnë më vjedhjen dhe korrupsionin e qeverisë. Sipas saj ka ardhur koha për ndryshimin dhe fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

18:04

Presidenti i Partisë së Lirisë iu drejtua protestuesve opozitarë me një audio-mezash nga qelia. AI përshëndeti qytetarët që janë mbledhur në shesh, duke i quajtur ata “qëndrestarë dhe patriotë që protestojnë kundër narkoregjimit”. Ai e përshkroi dëshminë e Arben Ahmetajt si historike, pasi sipas tij, Ahmetaj ofroi prova të forta se si shteti shqiptar është shndërruar në një organizatë kriminale, me Edi Ramën si kryetar të saj.

“Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vjet”-tha Meta.

18:24

Një efektiv ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës që po mbahet nga opozita në qendër të Tiranës.

Plicia është plagosur nga kapsollat që protestuesit kanë hedhur në drejtim të uniformave blu.

Incidenti vjen ndërsa kryetari i PD, Sali Berisha mban fjalën e tij.

16:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tha sot se mazhoranca me në krye Edi Ramën u përpoq të linte Shqipërinë pa opozitë, duke e vendosur atë në arrest shtëpie , por pa sukses.

“E nis fjalën time me një përulje para jush me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak. Vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Unë fjalën time e mbajta nga një ekran, i burgosur politik. Në atë protestë në hodhëm themelet e cdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi. Ndërsa ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuam me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne u bashkuam, ne mbrojmë akuza të drejta, mbrojmë vlerat e njeriut, mbrojmë interesin kombëtar, kombin, familjen. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë.”- tha Berisha.

Postime të lidhura