Aplikacion
Së fundmi, protestuesit bllokuan ndërtesën e transmetuesit publik RTS në Beograd. Studentët paralajmëruan se do të qëndronin rreth godinës të paktën 22 orë.
Protestat antiqeveritare pritet të përshkallëzohen këtë fundjavë.
Studentët fajësojnë televizionin publik për raportim të njëanshëm.
Gjatë një interviste, presidenti Aleksandër Vuçiç paralajmëroi protestuesit se do të përdoret forcë në protestat e ardhshme të paralajmëruara.
Ai i sfidoi studentët, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet për shkak të protestave.
“Do të duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni,” tha Vuçiç.