zoom

Aktualitet

Protesta la pas kaos, ekspertët e Policisë zbarkojnë te Bashkia e Tiranës mbledhin provat

Nisin hetimet pas kaosit që la pas tubimi i opozitës dhe qytetarëve, ashtu sikurse javën e kaluar.

Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat pas përfundimit të tubimit.

Në pamjet e fotove shihet se ekspertët mbledhin provat, pasi hyrja e bashkisë konsiderohet si vendngjarje. Ata mbledhin prova për pasojat, dëmet, lëndët e përdorura, gjurmët dhe autorësinë e veprës penale.

Javën e kaluar u arrestuan 4 protestues, që u liruan më pas nga Gjykata e Tiranës dhe u morën nën hetim disa të tjerë. Mes tyre edhe përfaqësues të politikës opozitare. /ZOOM.AL/