zoom

Politikë

Protesta e opozitës, Noka shtron miell si viza kokaine dhe spërkat gardistët: Narko-Parlament…

Deputetët e opozitës nisin ‘aksionin’, lyejnë me miell punonjësit e Gardës.

Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve. Madje përfundoi dhe vetë duke u bërë me miell.

Deputetët e përjashtuar të opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend. Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Deputeti i PD-së Flamur Noka pasi i hodhi miell gardistëve, theksoi se ishte maxhoranca ajo që i hapi rrugë padrejtësisë.

Ai tha se opozita nuk është fasadë e Ramës.

“Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë”, u shpreh deputeti. /ZOOM.AL/