zoom

Politikë

Protesta/ Berisha: Qytetarët nesër do njihen me alternativën antikrizë të Partisë Demokratike

Kreu i PD-, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’u bashkohen protestës së 12 nëntorit për të përmbysur regjimin antishqiptar. Berisha tha se qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën antikrizë të PD-së dhe opozitës.

Berisha: Një armik i egër i opozitës pas Enver Hoxhës. Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën Shqiptarët e shohin se cfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner perdor ky njëri për opozitën. Qytetaret do të njihen me alternativën anti krizë, të opozitës. Ftoj cdo shqiptar, demokratë, qytetarët pa parti, anëtarë të partive të tjera opzitare por edhe socialistë që janë më afer me ne se me sektin e rilindjes të bashkohën me ne nesër dhe të celim me atë protestë një lëvizje të fuqishme që ka si synim përmbysjen e këtij regjimi anti shqiptar, rikthimin e Shqipërisë në standartet demokratike, ndëshkimi e hajdutëve të pasurive dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar.

Të largojmë një person, një anti-shqiptar, një armik të lirive kombëtare. Sirenat e zemërimit, të urrjtjtjes së papërmbajtshme të këtij mjerimi, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që do mbushin sheshet e Tiranës. I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje Edi Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh mega aferën shumë miliardëshe të Portit të Durrësit, që vetëm trualli tokë publike kushton minimumi 3 mld euro. Mega aferë ku ndërtimi I Dubait parajsa e Edi Ramës,  shkon 4 mld euro . Që të gjitha këto një kompani, 60% e së cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top sekret se të gjitha janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.

Kompania është personalishte tija. Me këtë aferë Rama i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, ka përjashtuar nga taksa e infrasturkturës dhe taksat e tjera. Ka përdorur skemë identikë me Lukashenkon dhe vëllezërit Kariç. Edi Rama ka privuar Shqipërinë nga Porti i saj mijëra vjecar.

Postime të lidhura