Aplikacion
Sulmuesi u shfaq i kënaqur për golat, por theksoi se Tirana duhet të ngjitet në krye, pasi është ndërtuar për të fituar titullin kampion.
Fitorja me Teutën – “Normalisht nuk mund të jem shumë i lumtur, pasi është një pozitë që nuk na takon si ekip. Gjithsesi, pas kësaj fitore duhet të kalojmë ngërçin. Gjatë kësaj periudhe kam parë që skuadra, stafi dhe drejtuesit janë të bashkuar për të kaluar ngërçin. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë mund të arrijmë që të kalojmë situatën. Besoj se kjo fitore do ta lehtësojë grupin. Le të vazhdojmë formën e mirë si sot me fitore dhe të ecim përpara”.
Ngërçi – “Duhen analizuar shumë gjëra. Tirana është klubi më i madh dhe nuk është mësuar me rezultate të këqija. Pas shumë vitesh, vijnë 4 humbje, gjë e cila ndikon si tek ekipi, drejtuesit dhe më shumë te tifozët. Kjo ka ndikuar te grupi, plus se kanë ardhur edhe shumë lojtarë të rinj në fillim të sezonit. Ndaj 4 humbje janë përjetim jo i lehtë për ne që jemi më të “vjetër” në ekip, si dhe për ata që kanë ardhur gjatë verës”.
Zotërimi i topit – “Mendoj se skuadra ka pika të dobëta. Zgjatja e skuadrës ka qenë e dukshme në disa ndeshje dhe ne kemi punuar që ta përmirësojmë. Më shumë kemi punuar te kjo zgjatja e skuadrës në fushë. Sa i përket fazës difensive, kemi çaluar, por kjo nuk është vetëm faj i mbrojtjes. Mbrojtja e një ekipi fillon nga sulmuesi i parë”, u shpreh Hasani për “MCN”. /zoom.al/
None found