zoom

In Zoom

Propaganda vs Realiteti/ Çfarë po ndodh me pagat e mjekëve dhe infermierëve

Mëngjesin e djeshëm, Edi Rama e nisi me një postim në Facebook për bluzat e bardha, në të cilin shkruante se si gjenerata e re e mjekëve dhe infermierëve është shpërndarë kudo në qendra shëndetësore duke punuar me përkushtim.


Të gjithën këtë e shoqëroi me portrete të rinjsh që pozonin të qeshur përpara kamerës, si për të lënë të kuptohej se gjërat po shkojnë vërtet mirë, ndonëse e vërteta flet ndryshe. Kryeministri publikoi mbi 60 fotografi, një numër ky disi “i pazakontë” për postimet e përhershme të Ramës, që këtë herë duhej t’i shërbenin një kauze të nxehtë për vendin: gjendja e shëndetësisë në Shqipëri.

Si për ironi të fatit, po mëngjesin e djeshëm, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë postoi mesazhin e një punonjësi të bluzave të bardha, duke treguar kështu situatën e vërtetë të punonjësve të QSUT-së dhe spitaleve të tjera shtetërore.


Dje, data shënonte 19 janar kur punonjësi denonconte se pagat ende nuk kishin dalë. Një realitet ky tërësisht i ndryshëm nga fasada që u serviret ndjekësve në rrjet.

Të vëna në rresht për një, portretet në postimin e Ramës vështirë se mund të largojnë nga vëmendja rrjedhjen e bluzave tona të bardha veçanërisht drejt Gjermanisë, problemet spitalore dhe pakënaqësitë e punonjësve me pagat apo kushtet e tjera të punës./ Zoom.al